Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se nuk e di vendndodhjen e dy amerikanëve të zhdukur në Ukrainë

Rusia ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen dy ish-ushtarakët amerikanë, të cilët janë zhdukur derisa po luftonin në krah të Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë po ashtu se ai nuk e di se kush do t’i gjykojë ata, duke iu referuar Moskës zyrtare dhe republikave të vetëshpallura në lindje të Ukrainës, raportoi CNN-i të martën.

“Nuk e di se ku ndodhen ata dhe se kush do t’i gjykojë. E vetmja gjë që mund të them është se ata do të ndiqen penalisht”, ka thënë Peskov përmes një audio-mesazhi.

Sipas medias shtetërore ruse, dy ish-ushtarakët të cilët po luftonin vullnetarisht për Ukrainën, janë arrestuar nga separatistët pro-rusë në Donetsk.

Shtetasit amerikanë, Alexander John-Robert Drueke 39 vjeç, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, të dy nga Alabama, janë intervistuar nga kanali rus RT në një qendër ndalimi në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut (DPR) më 17 qershor.

Edhe Mediat ruse shpërndajnë foto të amerikanëve të kapur në Ukrainë Botë Mediat ruse shpërndajnë foto të amerikanëve të kapur në Ukrainë

Dy amerikanët janë zhdukur më 9 qershor, gjatë një beteje në veri të Kharkivit.

Familjarët e tyre kanë shprehur shqetësimin se ata mund të jenë kapur robër nga forcat ruse.