Një pasagjer i cili u zhduk nga një anije në Gjirin e Meksikës është shpëtuar pas më shumë se 15 orësh në det, kanë thënë rojet bregdetare amerikane.
28-vjeçari kishte qenë në një lokal në anijen “Carnival Valor” me motrën e tij mbrëmjen e së mërkurës, por nuk u kthye pasi u largua për të përdorur tualetin.
Disa ekipe shpëtimi kërkuan zonën dhe burri më në fund u vu re të enjten në mbrëmje, rreth 30km nga brigjet e Louisianas.
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore, raportoi BBC.
Togeri Seth Gross ka thënë se burri a mundur të jetë në ujë për mbi 15 orë dhe për të ishte hera e parë që dëgjoi për një rast të tillë.