Dhjetëra njerëz kanë pësuar sulm në zemër pasi janë shtypur nga turma e madhe në festivalin e “Halloweenit” në Seul të Koresë së Jugut të shtunën.
Zyrtarë të shërbimeve emergjente kanë bërë të ditur se rreth 100 njerëz janë lënduar si pasojë e stampedos në distriktin e Itaewonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekipeve emergjente, janë raportuar 81 raste të “mungesës së frymëmarrjes” për shkak të turmës së madhe që ishin mbledhur për të festuar ngjarjet e “Halloweenit”, për herë të parë pa maska që nga nisja e pandemisë, raporton BBC të shtunën.
Është raportuar edhe për vdekje.
Pamjet kanë treguar shumë qytetarë që trajtoheshin nga ekipet emergjente nëpër rrugë.
Rrugët e Seulit ishin të stërmbushura nga njerëzit që festonin “Natën e Shtrigave”.
Në rrjete sociale paraprakisht ishte paralajmëruar se zona në Itaewon ishte aq e ngarkuar sa që ishte e pasigurt.