Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja dënon sulmin rus mbi Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin e Rusisë mbi Kiev të hënën, derisa bëri të ditur se do të vazhdojë përkrahja për Ukrainën.

Siç raportoi BBC-ja të hënën, Stoltenberg bisedoi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, të cilit i tha se mbështetja e trupave ukrainase vazhdon “për aq kohë sa ka nevojë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i viktimave në Kiev shkoi në 11, derisa 60 persona u plagosën në sulmin me raketa.

Sulmin rus e dënuan edhe vendet perëndimore, gjersa presidentin Vladimir Putin, kërcënoi Ukrainën “se do t'i vazhdojë aksionet” nëse cenohet territori rus.