Një 18-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy mësueseve në një shkollë të mesme në Malmo të Suedisë, gati gjashtë muaj më parë, shkruan Reuters.
Përveç dënimit me burg, ai do të duhet të paguajë rreth 93 mijë dollarë si kompensim për të afërmit e viktimave, njoftoi të enjten një gjykatë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë.
I riu pranoi se sulmin e kishte kryer më 21 mars.
Ai ishte i armatosur ndër të tjera me sëpatë. Ai u arrestua pasi kishte denoncuar vetë krimin.
Me të mbërritur në vendngjarje në katin e tretë të shkollës së mesme, policia gjeti dy mësues dhe një nxënës 18-vjeçar të plagosur rëndë. Dy mësuesit nuk i mbijetuan plagëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy gra të vdekura nga një sulm në një shkollë në Suedi
-
Një 18-vjeçar autor i sulmit në shkollën në Suedi
-
Adoleshenti vrau gjyshërit e tij e më pas mësuesit në shkollë
-
50 vjet burgim personit që vrau me thikë një nxënës në shkollë në Zagreb
-
Arrestohet një adoleshent për sulmin që la tre të vdekur në Suedi