Dy gra kanë mbetur të vdekura si pasojë e një sulmi të hënën në një shkollë të mesme, në qytetin jugor të Suedisë, Malmo, ka bërë të ditur të martën policia suedeze.
Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasje, raportoi BBC-ja të martën.
Mediat lokale kanë raportuar se i dyshuari ishte i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse policia nuk e ka konfirmuar ende këtë.
Të dy gratë, të moshës rreth 50-vjeçare të cilat ishin punëtore të shkollës latine në Malmo, janë dërguar me urgjencë në spital, mirëpo kanë vdekur si pasojë e lëndimeve.
Rreth 50 persona, nxënës dhe mësimdhënës ishin në ndërtesën e shkollës kur ndodhi sulmi. Policia ka deklaruar se ka pranuar njoftime për një “krime serioz” pas orës 17:00 të hënën.
Edhe
Një 18-vjeçar autor i sulmit në shkollën në Suedi
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se dy persona kanë vdekur në një sulm të tmerrshëm. Lutjet tona shkojnë për familjet dhe miqtë e tyre”, ka thënë shefja e policisë së Malmos, Petra Stenkula.
Mediat suedeze kanë raportuar se sulmuesi i dyshuar e ka lajmëruar vetë shërbimin e emergjencës, duke deklaruar se kishte vrarë dy persona.