Një 23-vjeçar është mbajtur në paraburgim nën dyshimin e dhunimit të një turisteje amerikane në një tualet publik në qendër të Parisit, rast që ka tronditur vendin që konsiderohet të jetë i sigurt, raportoi të mërkurën The Guardian.
Gruaja, 27 vjeç, ishte jashtë me partnerin buzë Lumit Sena në zemrën e distriktit të turistëve në Paris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZona përreth lumit është e mbushur ditën dhe natën me turistë dhe parisienë që dalin të pinë ose për piknik aty.
Gruaja ndaloi për tualet që nuk ishte shumë larg bareve lokale dhe konsiderohet i sigurt dhe i mirëmbajtur. Partneri i saj e priti por u shqetësua kur ajo u vonua. Kur u afrua e dëgjoi që po qante dhe zbuloi se ishte sulmuar.
Rojet e sigurisë në zonë shkuan për ndihmë dhe policia e arrestoi burrin. Në intervistën fillestare, burri mohoi përdhunimin dhe tha se gruaja vetë kishte pranuar marrëdhënien.