Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca heton përdhunimin e dyshuar të ushtares në pallatin Élysée

Prokurorët francezë kanë nisur një hetim lidhur me një dyshim, për përdhunim në pallatin presidencial në Paris.

Mediat lokale raportojnë se një ushtare, ka deklaruar se ishte dhunuar seksualisht pas një pritjeje me pije në pallatin Élysée në korrik. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e kishte përcjellë më herët këtë ngjarje, që po mbahej për stafin që po largohej.

I akuzuari lidhur me këtë veprim, po ashtu një ushtar, është marrë në pyetje, mirëpo ndaj tij ende nuk është ngritur padi, thonë raportet e mediave.

Edhe i akuzuari edhe viktima kanë punuar si pjesëtarë të sigurisë së lartë në pallatin presidencial, derisa të dyve tashmë u janë ndërruar pozitat e punës, ka bërë të ditur pallati.

Në vitet e fundit, një numër i madh i skandaleve me sulme seksuale kanë tronditur shoqërinë franceze.

Macron është zotuar të trajtojë problemin e dhunës ndaj grave dhe Qeveria e tij prezantoi një ligj të ri që përcakton moshën e pëlqimit në 15 vjeç në përgjigje të skandaleve të këtij marsi.

Ai pritet të kandidojë për një mandat të dytë si president në zgjedhjet e planifikuara për në prill 2022, megjithëse ende nuk ka e ka bërë atë zyrtare.

Artikuj të ngjashëm