Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pentagoni tregon numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë

Pentagoni

Rusia ka pësuar nga 70.000 deri në 80.000 viktima, duke përfshirë vdekjet dhe lëndimet, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, deklaroi nënsekretari i Pentagonit për Mbrojtjen, Colin Kahl, raporton CNN.

Ai gjatë një konferencë për media sot në Pentagon tha se numri i viktimave ruse është "i jashtëzakonshëm" duke pasur parasysh se ata nuk kanë arritur "asnjë" nga objektivat që kishin në fillim të pushtimit të luftës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri javë më parë, drejtori i CIA-s, William Burns, njoftoi se SHBA vlerësoi se Rusia kishte humbur rreth 15.000 njerëz në Ukrainë dhe se rreth 45.000 u plagosën, me të dhëna se Ukraina gjithashtu pësoi humbje të mëdha.

Për katër muajt e fundit të luftës, Rusia është përqendruar në kapjen e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, ku separatistët pro-Moskë kanë kontrolluar disa territore si republika të vetëshpallura për tetë vjet.

Forcat ruse kanë bërë përparime graduale në rajon ndërsa kanë nisur sulme me raketa për të kufizuar lëvizjet e luftëtarëve ukrainas.