Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar të premten shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se është e mirëseardhur, ndërkohë që ka shprehur keqardhje për incidentin në parlament gjatë fjalimit të Mogherinit.
“Sot në Parlamentin e Serbisë nuk jam ndier si dikush që është mysafir i mirë dhe sikur dikush i cili në këtë vend do të duhej të ishte mikpritës i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për shkak të kësaj”, ka thënë Vuqiq gjatë prononcimit të përbashkët me kryediplomaten evropiane pas takimit në Beograd.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Serbisë, u prit me parullat e deputetëve të Partisë Radikale “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.
-
Vuçiq e pranon se me Mogherinin nuk janë pajtuar për çështjen e Kosovës
-
Mogherinit s’i shkoi hiç mirë takimi në Serbi e Vuçiqit i erdhi shumë keq
-
Momenti kur radikalët e Sheshelit pengojnë fjalimin e Mogherinit
-
Në Kuvendin e Serbisë Mogherini pritet me protesta dhe me brohoritjet për Rusinë
-
Vuçiq: Po shtiren të befasuar nga propozimi evropian, por unë personalisht ua lexova atë në Kuvend