Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, po qëndron në Beogra, raporton KTV.
Ajo ka takuar presidentin e këtij vendi, Tomislav Nikoliq, dhe më pas i është drejtuar parlamentit, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri dhe pretendenti për kryetar të këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.
Mogherini nuk u prit me aq zemërgjerësi në seancën e Kuvendit të Serbisë, për dallim nga kryeministri Aleksandar Vuçiq.
Derisa ajo i drejtohej kuvendit, deputetët e Partisë Radikale Serbe thërrisnin emrin e Rusisë, duke shtuar se BE-ja nuk u duhet.
Edhe disa deputetët të tjerë protestuan në heshtje por me slogane ku në serbisht dhe anglisht shkruante Serbia nuk i beson Brukselit.