20:05 - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sonte në Beograd me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Ai gjatë një konference të përbashkët për gazetarët tha se në takim me kryediplomaten evropiane biseduan për kapitujt rreth anëtarësimit të Serbisë në BE , si dhe për ato në të cilat Serbia ka arritur përparim dhe ato për të cilat Komisioni Evropian thotë se nuk është arritur përparim.
Siç tha Vuçiq, në takim me Mogherini të dy ata nuk janë pajtuar për gjithçka.
“Kur të vini te çështja e Kosovës, atëherë ne në Serbi kemi shumë gjëra për të thënë, që është ndryshe nga këndvështrimi i shumë vendeve të BE-së, si dhe Prishtinës", tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.
Vuçiqi në takim me Mogherinin
Edhe
Ambasadori i BE-së në Beograd pret marrëveshje të shpejtë me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur takimin pak pas orës 18:00, me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian Federica Mogherini.
Takimi mbahet pas publikimit të Raportit të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është rekomanduar hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Bashkimin Evropian.