Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar të premten shefen e diplomacisë evropiane Federika Mogherini për vizitën në Serbi, duke thënë se është e mirëseardhur, ndërkohë që ka shprehur keqardhje për incidentin në parlament gjatë fjalimit të Mogherinit.
“Sot në Parlamentin e Serbisë nuk jam ndier si dikush që është mysafir i mirë dhe sikur dikush i cili në këtë vend do të duhej të ishte mikpritës i zonjës Mogherini dhe më vjen keq për shkak të kësaj”, ka thënë Vuqiq gjatë prononcimit të përbashkët me kryediplomaten evropiane pas takimit në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Serbisë, u prit me parullat e deputetëve të Partisë Radikale “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.