Një skulpturë e presidentit rus, Vladimir Putin, është shfaqur në një shesh lojërash në Central Park në New York.
Skulptura e kuqe e ndezur u vu aty nga artisti francez, James Colomina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi mori meritën për skulpturën, i cili e përshkroi Putinin të ulur mbi një tank miniaturë, raportoi CNN.
“Kjo skulpturë ka për qëllim të tregojë absurditetin e luftës dhe në vë në dritë kurajën e fëmijëve kur përballen me dhunë, situata katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, shkroi Colomina në Instagram.
Ai publikoi disa foto të fëmijëve që luanin te skulptura.
Colomina është i njohur për skulpturat e kuqe, shpesh të instaluara nëpër lokacione publike pa ndonjë paralajmërim. Në prill, ai vuri një tjetër skulpturë me mesazh kundër luftës: një fëmijë ushtar që mbante një armë dhe në të një trëndafil.