Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, e ka përjashtuar veten nga gara për udhëheqje të Partisë Konservatore, shkruan Sky News.
Wallace ishte favoriti kryesor për ta pasuar tashmë kryeministrin e dorëhequr Boris Johnson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për t'u bërë, por fokusi im është te puna aktuale dhe të mbaj të sigurt këtë vend të madh. I uroj fat të mirë të gjithë kandidatëve dhe shpresoj që të kthehemi shpejt në fokusimin në çështjet që të gjithë jemi zgjedhur për t'i trajtuar", ka shkruar Wallace në Twitter.
Me dorëheqjen e Johnsonit të enjten, Wallace konsiderohej si pretendenti kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.
Wallace ka përjetuar rritje të popullaritetit kohët e fundit falë qasjes së tij ndaj luftës ruse në Ukrainë. Sondazhi i Konservatorëve zbuloi se ishte i preferuari mes anëtarëve të partisë.
Megjithatë, gara do të vazhdojë me emra të tjerë.