Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, Ben Wallace, e ka përjashtuar veten nga gara për udhëheqje të Partisë Konservatore, shkruan Sky News.
Wallace ishte favoriti kryesor për ta pasuar tashmë kryeministrin e dorëhequr Boris Johnson.
"Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për t'u bërë, por fokusi im është te puna aktuale dhe të mbaj të sigurt këtë vend të madh. I uroj fat të mirë të gjithë kandidatëve dhe shpresoj që të kthehemi shpejt në fokusimin në çështjet që të gjithë jemi zgjedhur për t'i trajtuar", ka shkruar Wallace në Twitter.
Me dorëheqjen e Johnsonit të enjten, Wallace konsiderohej si pretendenti kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Britanisë.
Wallace ka përjetuar rritje të popullaritetit kohët e fundit falë qasjes së tij ndaj luftës ruse në Ukrainë. Sondazhi i Konservatorëve zbuloi se ishte i preferuari mes anëtarëve të partisë.
Megjithatë, gara do të vazhdojë me emra të tjerë.
-
Andy Burnham bëhet sot kryeministër i Britanisë së Madhe
-
Andy Burnham merr zyrtarisht pozitën e kryetarit të Partisë Laburiste
-
Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve
-
Andy Burnham përgatitet për garë lidershipi në Partinë Laburiste
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin