Policia Kufitare e Bosnjë-Hercegovinës, ka ndaluar një rast të kontrabandimit me njerëz. Dhe kjo nuk është asgjë e rë. Mirëpo, siç ka njoftuar ky institucion, shkruan “Klix” të mërkurën, personat ishin fshehur në rezervuarin e cisternës.
Zbulimi u bë në vendkalimin kufitar Donji Svilaj, ne kufi me Kroacinë.

Shoferi, një shtetas i Bosnjës, u arrestua, ndërkohë katër migrantët me origjinë afrikane që synonin kalimin në Kroaci, iu dorëzuan autoriteteve kompetente.
Rezervuari ishte pajisur me një flladitëse për t’iu krijuar sado pak kushte migrantëve të ngujuar në të.

Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Shtetasi shqiptar kapet me mbi 700 mijë euro të padeklaruara në kufirin Kroaci – Bosnje
-
Arrestohet në Vërmicë shtetasi serb që po kontrabandonte katër emigrantë