Një shtetas shqiptar është kapur nga autoritetet kroate me mbi 700 mijë euro të padeklaruara, në një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë e Kroacisë.
Sipas njoftimit të Doganës së Kroacisë, oficerët doganorë, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, kanë parandaluar përpjekjen për kontrabandë gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia.
Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga shtetasi shqiptar, autoritetet gjetën të fshehura 702 mijë e 435 euro në para të gatshme.
Sipas Doganës kroate, shoferi nuk kishte përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar shumën në Administratën Doganore ose Policinë Kufitare, as me shkrim e as në mënyrë elektronike. Ai kishte fshehur paratë në automjet.
Paratë janë sekuestruar, ndërsa shtetasi shqiptar është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kontrabandës dhe është dërguar në paraburgim.
-
Policia kufitare kap një shtetas të Bosnjës me 15 mijë euro të padeklaruara
-
Parandalohet futja e mbi 30 mijë eurove të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Në një veturë në pikën kufitare Han i Elezit gjenden mbi 13 mijë euro të padeklaruara
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë