Botë

Tre të vrarë e katër të plagosur nga sulmi me armë në Danimarkë

 

Tre persona u vranë e katër të tjerë u plagosën në sulmin me armë të dielën, në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës, raportoi BBC-ja të hënën.

Viktimat janë dy danezë 17-vjeçarë e një shtetas rus, 47-vjeçar, derisa katër të plagosurit (dy danezë e dy suedezë) janë në gjendje kritike. Sulmi ndodhi nga një 22-vjeçar, i paraqitur nga mediat si “danez etnik”, që u arrestua disa minuta pas të shtënave. Shefi i policisë daneze, Soeren Thomassen, tha se sulmuesi “kishte probleme mendore dhe nuk kishte asnjë indikacion për sulm terrorist”.