Disa persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë, shkruan Reuters të dielën.
Të shtënat ndodhën në qendrën tregtare Field, një nga më të mëdhatë në Skandinavi, nga një person që më pas është arrestuar.
“Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat. Aktualisht nuk mund të zbulojmë më shumë për identitetin e personit. Jemi të pranishëm me një numër të madh në Fields dhe po punojmë për të marrë një pasqyrë sa i përket ngjarjes. Do të bëjmë përditësime sa më shpejt që të mundemi”, ka shkruar policia e kryeqytetit danez në Twitter.
Këngëtari britanik, Harry Styles, pritej të performonte në orën 20:00 të mbrëmjes të së dielës në një ambient afër qendrës tregtare.
-
Tre të vrarë e katër të plagosur nga sulmi me armë në Danimarkë
-
Anulohet koncerti i Harry Stylesit në Kopenhagë
-
Vdiq një nga personat që u plagosën në sulmin në qendrën tregtare në Suedi
-
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë, dy të lënduar
-
“Sulmuesi po qëllonte turmën, jo tavanin” – rrëfimet e dëshmitarëve të sulmit në Kopenhagë