Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelensky, paraqiti një listë kërkesash për vazhdimin e negociatave me Rusinë, pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se, për të bërë paqe, Kievi zyrtar do t'i duhej të pranonte kërkesat ruse, duke përfshirë njohjen e Krimesë si territor rus dhe dhënien e rajoneve Donetsk dhe Lugansk.
Podolyak postoi në llogarinë e tij në Twitter, të dielën mbrëma, se kushtet për vazhdim të negociatave janë armëpushimi i menjëhershëm, tërheqja e trupave ruse nga Ukraina, kthimi i qytetarëve të rrëmbyer, ekstradimi i kriminelëve të luftës, krijimi i një mekanizmi për reparacione dhe njohja e të drejtës sovrane të Ukrainës.
"Pala ruse i di mirë kushtet tona. Shefi i Peskovit nuk duhet të shqetësohet: do të vijë koha kur do t'i rregullojmë ato në letër", theksoi ai.
Rusia e Ukraina kanë mbajtur disa raunde takimesh më të filluar lufta më 24 shkurt por pa sukses. Më pas lufta eskaloi shumë dhe negociatat u ndërprenë.
Ceasefire. Z-troops withdrawal. Returning of kidnapped citizens. Extradition of war criminals. Reparations mechanism. ?? sovereign rights recognition...The Russian side knows our conditions well. #Peskov’s boss may not worry: the time will come and we will record them on paper.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) July 3, 2022
-
Kremlini: Ukraina të negociojë tani ose rrezikon më shumë territor
-
Kremlini: Jemi të pajtimit për të zhvilluar një rund të ri negociator me Ukrainën, por ka dallime
-
Ukraina propozon një rund të ri negociatash me Rusinë
-
Ukraina me tri kushte për të negociuar me Rusinë
-
Zyrtarët ukrainas: Kusht për të arritur zgjidhje me Rusinë është kthimi i tokës së pushtuar