Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti izraelit shpërndahet të mërkurën, Yair Lapid kryeministër i ri

Yair Lapid është gati të bëhet kryeministri i ri i Izraelit, me parlamentin që pritet të shpërndahet në orët e vona të së mërkurës dhe të shkaktojë zgjedhjet e pesta të vendit në më pak se katër vjet.

Lapid, kreu i partisë centriste Yesh Atid dhe ministër i Jashtëm, do të marrë detyrën nga Naftali Bennett, sipas një marrëveshjeje ekzistuese për ndarjen e pushtetit, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata formuan një koalicion prej tetë partive, pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Megjithatë, koalicioni u shemb javën e kaluar, duke hapur rrugën për votime të reja.

Rënia e koalicionit krijon gjithashtu një mundësi për kryeministrin më jetëgjatë të Izraelit, Benjamin Netanyahu, që të kthehet në detyrë, pavarësisht se është në gjyq për akuzat për korrupsion, të cilat ai i mohon.