Izraeli pritet të organizojë zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet punë, pasi koalicioni qeverisës ka konkluduar se nuk do të arrijë të mbijetojë, raporton BBC.
Në një zhvillim të madh politik, kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, do të ndërrojë vendet me Yair Lapidin, bazuar në marrëveshjen ekzistuese.
Zgjedhjet e reja në Izrael pritet të mbahen në tetor, bazuar nga ekspertët.
Ish-kryeministri dhe aktualisht lideri i opozitës, Benjamin Netanyahu, ka thënë se synon të kthehet në fron.
Zhvillimet e të hënës i kanë pasuar javëve të spekulimeve që koalicioni është pranë kolapsit.
Rrezikon të humbë një votim të rëndësishëm javën e ardhshme pasi një anëtar i partisës së Bennettit, Yamina, është larguar nga koalicioni, duke ia humbur shumicën në parlamentin me 120 ulëse të njohur si Knesset.
Edhe
Izraeli me kryeministër të ri, do të mbajë zgjedhjet e pesta në më pak se katër vjet
Bennett ka thënë se ka bërë “vendimin e duhur” në interes të sigurisë së Izraelit.
Javën e kaluar, Nir Orbach, ka dhënë dorëheqje nga pozita, duke thënë se qeveria ka dështuar në misionin kryesor “për ta ngritur shpirtin e Izraelit” – ndërsa me këtë lëvizje koalicioni qeverisës ka mbetur me vetëm 59 deputetë në parlament. Edhe deputetë tjerë kanë paralajmëruar të tërhiqen.