Botë

SHBA-ja ndan 1 miliard dollarë për viktimat e ndërtesës që u shemb në Miami

Një gjykatë në SHBA ka miratuar dëmshpërblimin në vlerë prej 1 miliard dollarësh për viktimat e shembjes së një blloku apartamentesh në Miami, ku vdiqën 98 persona.

Shuma e ndarë do të shkojë për ata që humbën anëtarët e familjes kur ndërtesa 12-katëshe u rrëzua në qershor të vitit 2021, raportoi Sky News të enjten.

"Nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për t'i kompensuar ata për humbjen tragjike që kanë pësuar. Kjo zgjidhje është më e mira që mund të bëjmë. Është një rezultat i jashtëzakonshëm”, ka thënë gjykatësi i qarkut Miami, Michael Hanzman.

Shembja e ndërtesës Champlain Towers South në periferinë Surfside të Miamit çoi në reagimin më të madh të emergjencës jo-uragane në historinë e Floridës.

Një pjesë e ndërtesës u fundos papritur në orët e para të 24 qershorit të vitit të kaluar, duke shkatërruar pothuajse menjëherë dhjetëra apartamente individuale, derisa shumë persona kishin mbetur nën tonelata rrënojash.

Ekipet e shpëtimit kaluan javë të tëra duke gërmuar me kujdes nëpër hapësira të mëdha, fillimisht për të gjetur të mbijetuar dhe më vonë për të gjetur trupat e atyre që vdiqën.

Image
Foto: AP