Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe më tutje trupa të pajetë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami të Floridas.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i viktimave në këtë rast ka shkuar në 86 ndërkohë që për fatin e 54 personave të tjerë ende nuk dihet.
Më shumë se dy javë pas ngjarjes tragjike, kërkimet po vazhdojnë.
Shembja e ndërtesës ka ndodhur në mëngjesin e 24 qershorit, derisa shumica e banorëve në ato momente ishin në gjumë.
Nuk dihen ende shkaqet e sakta të shembjes, ndonëse disa ditë pas saj, ekspertë të ndërtimit kishin bërë të ditur se për këtë ndërtesë ishin paraparë riparime në vlerë deri në 9 milionë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Gjenden edhe 10 viktima nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami
-
Gjenden edhe katër trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami
-
Gjendet trupi i pestë i pajetë nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Shkon në 99 numri i të zhdukurve nga shembja e ndërtesës në Miami