Ka shkuar në 99 numri i të zhdukurve si pasojë e shembjes së një ndërtese 12-katëshe në Miami të Floridas, në SHBA.
Deri më tani është raportuar për vetëm një të vdekur derisa numri i të zhdukurve i cili fillimisht ishte raportuar se ishte 55, tashmë ka arritur në 99.
Nuk është ende e qartë se sa ishte numri i personave në ndërtesë, në momentin kur ka ndodhur shembja.
Kompleksi banesor ishte ndërtuar në vitin 1980 ndërkohë që në mesin e të zhdukurve ka shumë migrantë latino-amerikan, të cilët janë raportuar si të tillë nga konsullatat e vendeve prej nga vijnë.
Numri i personave të nxjerrë nga gërmadhat deri më tani është 35, dy prej të cilëve janë dërguar për trajtim në spital.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në 86 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Gjendet trupi i pestë i pajetë nga shembja e ndërtesës në Miami
-
159 të zhdukur deri tani nga shembja e ndërtesës në Miami
-
SHBA-ja ndan 1 miliard dollarë për viktimat e ndërtesës që u shemb në Miami
-
Përfundojnë kërkimet në ndërtesën e shembur në Miami, ende nuk dihet për fatin e një banoreje