Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

159 të zhdukur deri tani nga shembja e ndërtesës në Miami

Numri i njerëzve të listuar si të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në qytetin amerikan të Miamit është rritur në 159, kanë thënë zyrtarët.

Katër persona deri tani janë shpallur të vdekur.

Kryebashkiaku i Miami-Dade thotë se ata "ende kanë shpresë" që të gjejnë të tjerë të mbijetuar. Ekipet e kërkimit që punojnë gjatë gjithë kohës kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke goditur nën rrënoja.

Se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet të enjten në mëngjes mbetet ende e paqartë.

Është ende e pasigurt se sa njerëz ishin në ndërtesë kur u shemb. Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga ajo që ka mbetur nga struktura.

Presidenti Joe Biden ka miratuar një deklaratë emergjence për Floridan, që do të thotë se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave do të ndihmojë agjencitë shtetërore për gjetjen e trupave.

Gjatë natës, qindra shpëtimtarë përdorën kamera hidrosanitare dhe qen të stërvitur ndërsa pastronin rrënojat për të mbijetuarit. Ekipet po hapnin tunel nga një park nëntokësor veturash poshtë ndërtesës në një përpjekje për të arritur te viktimat.

Artikuj të ngjashëm