Ekipet e kërkimit kanë gjetur të mërkurën edhe 10 trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami, pothuajse dy javë më parë.
Numri i të vdekurve deri më tani si pasojë e shembjes, ka shkuar në 46.
Shembja e ndërtesës në Miami të Floridës në SHBA ka ndodhur në mëngjesin e 24 qershorit, derisa shumica e banorëve të cilët ndodheshin në ndërtesë në ato momente, ishin duke fjetur.
Ndërkohë, në mesin e viktimave që janë gjetur deri tani është edhe fëmija 7-vjeçar i njërit prej punëtorëve të zjarrfikësve në Miami.
Nuk dihen ende shkaqet e sakta të shembjes ndonëse një raport i publikuar nga ekspertë pas tragjedisë, theksonte se në këtë ndërtesë ishin paraparë riparime që do të kapnin vlerën e rreth 9 milionë dollarëve.
-
Shkon në 86 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Shkon në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Gjenden edhe katër trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami
-
Gjendet trupi i pestë i pajetë nga shembja e ndërtesës në Miami
-
SHBA-ja ndan 1 miliard dollarë për viktimat e ndërtesës që u shemb në Miami