Trupat e katër viktimave të tjera janë gjetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami të Floridas, duke e çuar kështu numrin e të vdekurve në 16 deri më tani.
Asistenti i zjarrfikësve në Miami, Riade Jadallah u ka thënë familjarëve në mëngjesin e së mërkurës së ekipi i shpëtuesve ka gjetur të martën edhe katër trupa të pajetë.
Jadallah ka thënë se bashkë me katër trupat janë gjetur edhe mbetje të disa trupave të tjerë.
Shembja e ndërtesës në Miami ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes së kaluar. Në momentin e shembjes në ndërtesë ndodheshin qindra banorë duke fjetur.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi ndonëse hetime janë duke u kryer.
Ndërkohë, një raport i ekspetëve të ndërtimeve të publikuar vite më parë, kishte vlerësuar se ndërtesa në fjalë kishte nevojë për riparime në vlerë pothuajse deri në 9 milionë dollarë.
-
Shkon në 86 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Gjenden edhe 10 viktima nën rrënojat e ndërtesës së shembur në Miami
-
Gjendet trupi i pestë i pajetë nga shembja e ndërtesës në Miami
-
Përfundojnë kërkimet në ndërtesën e shembur në Miami, ende nuk dihet për fatin e një banoreje
-
Shkon në 78 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Miami