Ministri gjerman i Shëndetësisë u ka kërkuar banorëve dhe vizitorëve të vendosin maskat për fytyrë në ambientet e mbyllura për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, por ai pranoi se të dhënat aktuale nuk justifikojnë përdorimin e maskës si një kërkesë ligjore.
Mandati i maskave në ambientet e mbyllura ka skaduar kryesisht në të gjithë Gjermaninë këtë pranverë, me kërkesën e mbetur për vende të tilla si spitalet dhe shtëpitë e kujdesit. Partia Libertariane Demokratike e Lirë, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit, ka qenë veçanërisht e zëshme në presionin për t'i dhënë fund masave të COVID-19, raportoi Associated Press të premten.
Ministri Lauterbach, një epidemiolog i trajnuar, tha se Gjermania po përjeton një rritje të pritshme të rasteve, që përbënin një "valë vere". Vendi ka raportuar kohët e fundit mes 50 dhe 130 vdekje në ditë të lidhura me koronavirusin, sipas shifrave zyrtare.
"U kërkoj atyre që duan të mbrojnë veten ose të tjerët të mbajnë maska brenda", u tha Lauterbach, një anëtar i social demokratëve, gazetarëve në Berlin, duke vënë në dukje se rastet mund të vazhdojnë të rriten gjatë muajve të ardhshëm. “Mbajtja vullnetare e maskave duhet të jetë një normalitet në ambiente të mbyllura”.
Varianti dominues që po qarkullon në Gjermani është komplet i lehtë, dhe shumë banorë janë vaksinuar ose janë rikuperuar nga COVID-19, duke nënkuptuar se ata kanë më pak rrezik për sëmundje serioze, tha ministri i shëndetësisë.
“Nuk ka nevojë për panik”, tha ai.
Lauterbach tha se qeveria është duke punuar në arritjen e një furnizimi të gjerë të vaksinave për vjeshtë që do t’u përgjigjet të gjitha varianteve kryesorë.
Banorët që janë në rrezik, ose që duan të shmangin rrezikun ndaj të tjerëve, duhet të konsiderojnë marrjen e një doze të dytë përforcuese, shtoi ai.
Përktheu: Forca Jashari