Qeveria gjermane të mërkurën prezantoi planet për masat e reja kundër COVID-19 për vjeshtë dhe dimër, ndërsa pret që rastet me virus të ngriten sërish gjatë sezonit të ftohtë, raportoi AP-ja.
Mbajtja e maskave në aeroplanë dhe gjatë udhëtimeve të gjata me tren dhe autobus do të jetë e detyrueshme nga tetori deri në prill në të gjithë Gjermaninë. Mbajtja e detyrueshme e maskave dhe prezantimi i testit negativ për koronavirus do të aplikohet në spitale, shtëpi të kujdesit dhe institucione të ngjashme.
Shumë rregulla të tjera do të implementohen veç e veç nga vendi varësisht se sa e gjerë do të jetë përhapja e virusit nëpër rajone. Kjo mund të përfshijë mbajtjen e maskave në transportin publik lokal, në shkolla për nxënësit nga klasa e pestë, dhe në ngjarje publike brenda.
Disa objekte të tjera si shkollat, burgjet dhe strehimoret e azilkërkuesve po ashtu mund të kërkojnë testime të rregullta sërish nëse numri rritet.
“Gjermania duhet të përgatitet më mirë për dimrin tjetër të koronavirusit se sa vitet e kaluara”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
-
Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja anti-COVID
-
Gjermania do të heqë një nga masat e fundit anti-COVID
-
Ministri gjerman i Shëndetësisë kërkon përdorimin vullnetar të maskave për fytyrë
-
Ekspertët alarmojnë Gjermaninë për valën e vjeshtës me COVID-19
-
Ligjvënësit gjermanë votojnë për t’i hequr masat anti-COVID