Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ligjvënësit gjermanë votojnë për t’i hequr masat anti-COVID

Ligjvënësit votuan të premten për të shfuqizuar shumicën e kufizimeve të pandemisë COVID-19 në Gjermani, pavarësisht nga një rritje e rasteve me pothuajse 300,000 raste të reja ditore, raporton AP.

Dhoma e lartë e Parlamentit pritet të shqyrtojë masat më vonë të premten.

Ndryshimet nënkuptojnë se kërkesa për të mbajtur maska ​​për fytyrën do të hiqet për shumicën e mjediseve publike nga e diela, megjithëse ato mund të kërkohen ende në transportin publik. Vizitorët e shtëpive të kujdesit gjithashtu do të vazhdojnë të kenë nevojë për teste negative për COVID-19, por këto nuk do të kërkohen më në sferat e tjera të jetës.

Gjermania regjistroi 297,845 raste të reja në 24 orët e fundit, dhe 226 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ishte pro heqjes së masave.

“Nuk mund të vazhdojmë ta fusim shtetin nën një strehë për ta mbrojtur një grup të vogël njerëzish që nuk po dëshirojnë të vaksinohen”, ka thënë ai.