Dy alpinistë vdqiën të premten dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rrëshqitja e akullit në Alpe në jug të Zvicrës, ka konfirmuar policia, shkruan AP.
Policia në kantonin Valais u alarmuar në orët e mëngjesit të sotëm. Shtatë helikopterë të shpëtimit u dërguan në vendngjarje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo17 alpinistë, në grupe të ndryshme, ishin në zonë kur akulli rrëshqiti në një lartësi prej 3.400 metrash. Dy persona – një grua franceze 40-vjeçare dhe një burrë spanjoll 65-vjeçar – vdiqën në vendngjarje.
Policia ka thënë se nëntë persona të tjerë u dërguan në spitalet në Sion dhe Lozanë dhe se dy prej tyre u lënduan rëndë. Alpinistët e tjerë u evakuuan me helikopter.