India ka vendosur ta ndalojë shitjen e sheqerit në tregje ndërkombëtare, vetëm pak ditë pasi ndaloi eksportin e grurit, raportoi të mërkurën CNN-i.
Qeveria indiane ka thënë se do të limitojë eksportet e sheqerit në 10 milionë tonë për sezonin e shitjes që bëhet gjatë shtatorit në mënyrë që t’i mbajë çmimet nën kontroll. Shitësve u është kërkuar që të marrin “leje specifike” nga autoritetet për eksportim të sheqerit nga 1 qershori deri më 31 tetor.
India është prodhuesja më e madhe në botë e sheqerit dhe e dyta më e madhja pas Brazilit si eksportuese. Qeveria e Narendra Modit tha se i duhej të ndërmerrte veprime që të ruajë rezervat e sheqerit.
Kjo është shenjë e mbrojtjes së ushqimit në mbarë botën pasi prodhuesit e mëdhenj po ndalojnë eksportet bujqësore që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Pushtimi rus ka shkaktuar kaos historik në komoditetin e tregjeve të cilat do të vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e ngritura deri në fund të vitit 2024, tha Banka Botërore muajin e kaluar. Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 22.9% këtë vit.
Në fillim të javës, Malajzia ndaloi eksportin e pulave në shtetet fqinje me arsyetimin se “prioriteti i qeverisë është populli ynë”.
-
Rritet frika globale e ushqimit pasi India ndalon disa eksporte të orizit
-
India ndalon eksportet e grurit derisa çmimet po vazhdojnë të rriten
-
Kazakistani ndalon eksportet e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë
-
Ukraina bllokon eksportet e drithërave, sheqerit, kripës dhe mishit
-
SHBA-ja thotë se India ka përgjysmuar blerjet e naftës nga Rusia, burimet indiane e mohojnë