Botë

Kazakistani ndalon eksportet e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë

Kazakistani ka ndaluar eksportin e sheqerit të kallamit dhe sheqerit të bardhë nga vendi për gjashtë muaj, shkruan AA.

Në një deklaratë nga Ministria e Bujqësisë e Kazakistanit thuhet se "ndalohet nxjerrja e sheqerit të bardhë dhe sheqerit të kallamit jashtë kufijve të Kazakistanit për gjashtë muaj".

Dekreti i nënshkruar për ndalesën do të hyjë në fuqi nga 23 maji.

Ministri i Bujqësisë, Yerbol Karashukeyev, deklaroi se po planifikojnë të ulin importet e sheqerit në vend në 32 për qind, duke rritur kështu shkallën e plotësimit të nevojave për sheqer në tregun vendas me prodhimin vendas nga 7 në 43 për qind.