Rusia dyshohet se ka pësuar numër pothuajse të njëjtë të vdekjeve nga lufta tremujore në Ukrainë, me atë të luftës gati 10-vjeçare (1979-1989) të Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ka thënë të hënën Ministria e Mbrojtjes se Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas kësaj ministrie, shkalla e lartë e viktimave që është parë në sulmin e Donbasit, mund të shpjegohet me mungesë të fleksibilitetit dhe qasje komanduese të përgatitur për dështim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria britanike e Mbrojtjes parashikon se numri i viktimave ruse do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet më i dukshëm për publikun rus.
“Është një referencë e theksuar. Bashkimi Sovjetik humbi të paktën 15,000 ushtarë në konfliktin afgan duke u përpjekur të mbështeste një qeveri komuniste. Lufta e përgjakshme shihet si një faktor në rënien e Bashkimit Sovjetik”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo ministri.
Ndërkohë. presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar se deri në 100 ukrainas po vriten çdo ditë në luftimet që po bëhen në lindje të Ukrainës, ku Rusia ka përqendruar përpjekjet e saj ushtarake gjatë javëve të fundit.
“Sot mund të vriten nga 50 deri në 100 njerëz këtu në zonën më të ndërlikuar, në lindje të vendit tonë. Ata po mbrojnë vendin tonë dhe pavarësinë tonë për të cilën po flasin kaq shumë në botë”, ka thënë Zelensky të dielën.