Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia kryen stërvitje ushtarake në enklavën evropiane

Rusia ka kryer stërvitje ushtarake në enklavën e saj Kaliningrad, e cila ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë.

Sipas shërbimit për shtyp të flotës ruse të Detit Baltik, luftëtarët rusë Su-27 morën pjesë në lojëra luftarake që simuluan një sulm ajror armik në Kaliningrad, raporton Sky News të shtunën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky veprim po ndodh vetëm disa ditë pasi Suedia dhe Finlanda, dy shtete këto shumë afër Rusisë treguan dëshirën e tyre për t'u bashkuar me NATO-n.

Më shumë se 10 ekuipazhe Su-27 u përfshinë në stërvitje, të cilat "shkatërruan" avionët e armikut të simuluar, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.