Katër avionë luftarakë rusë u detyruan të kthehen në bazë, pasi shkelën hapësirën ajrore polake, ka njoftuar Forca Ajrore e Italisë.
Aeronautica Militare njoftoi se avionët rusë u ngritën nga enklava ruse Kaliningrad, e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë dhe fluturuan në një rrugë që i çoi ata nëpër qiellin polak, raportoi “Daily Mail” të mërkurën. Avionët vazhduan më pas mbi Detin Baltik përpara se të niseshin drejt Suedisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForca Ajrore e Italisë tha se avionët rusë shkelën gjithashtu hapësirën ajrore suedeze, por ky pretendim u mohua nga shërbimi i shtypit i Forcave të Armatosura Suedeze, i cili tha se “avioni i Putinit ishte thjesht mbi ujërat ndërkombëtare”.
Avionët italianë u stacionuan në Poloni këtë verë si pjesë e misionit të policisë ajrore të NATO-s.
Polonia është anëtare e vjetër e NATO-s, e cila u bashkua në vitin 1999, ndërsa Suedia në fillim të këtij viti aplikoi për anëtarësim në bllokun e sigurisë së bashku me fqinjin nordik, Finlandën.
Provokimi me avionë luftarakë u bë në kohën kur luftimet vazhdojnë të shtohen në Ukrainën lindore e jugore, derisa presidenti rus, Vladimir Putin, kërcënon me armë bërthamore ndaj Perëndimit.