Në kërcënimin e fundit për liderët perëndimorë, Rusia i ka paralajmëruar ata që të mos ndërmarrin asnjë veprim kundër enklavës ruse të Kaliningradit, shkruan Sky News të mërkurën.
Enklava - e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik - ka qenë historikisht pjesë e Polonisë, Prusisë dhe Gjermanisë derisa u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë ajo ka mbetur nën kontrollin rus.
"Unë me të vërtetë shpresoj që arsyeja e shëndoshë në Evropë nuk do të lejojë të fillojë asnjë lojë rreth Kaliningradit. Unë mendoj se shumë e kuptojnë se kjo do të ishte lojë me zjarrin", ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko.
Në shkurt, një deputet rus paralajmëroi se Polonia mund të planifikojë ta rimarrë Kaliningradin pasi një gjeneral polak tha se forcat ruse vetëm po "pushtonin" zonën.
Megjithatë, ka pasur pak shenja të këtij synimi nga Perëndimi.