Trupat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të Kreminnas, ka thënë kryetari i këtij qyteti.
Kryetari i Luhanskut, Serhiy Gaidai ka thënë në një konferencë se trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti, shkruan të martën Sky News.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kreminna është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet”, ka thënë ai. “Ushtria jonë është dashur të tërhiqet. Është e pamundur të llogaritet numri i të vdekurve. Kemi shifra zyrtare, janë rreth 200 të vdekur, por në realitet janë shumë më shumë”, ka thënë Gaidai.
Kreminna para luftës kishte rreth 18.000 banorë.
Kremlini zyrtar i ka pozicionuar trupat në lindje të Ukrainës pas tërheqjes nga rajonet rreth Kievit.