Trupat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit të Kreminnas, ka thënë kryetari i këtij qyteti.
Kryetari i Luhanskut, Serhiy Gaidai ka thënë në një konferencë se trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti, shkruan të martën Sky News.
“Kreminna është nën kontrollin e rusëve. Ata kanë hyrë në qytet”, ka thënë ai. “Ushtria jonë është dashur të tërhiqet. Është e pamundur të llogaritet numri i të vdekurve. Kemi shifra zyrtare, janë rreth 200 të vdekur, por në realitet janë shumë më shumë”, ka thënë Gaidai.
Kreminna para luftës kishte rreth 18.000 banorë.
Kremlini zyrtar i ka pozicionuar trupat në lindje të Ukrainës pas tërheqjes nga rajonet rreth Kievit.