Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guvernatori i Luhanskut: Trupat ukrainase u tërhoqën nga Popasna

Popasna - Ukrainë, tërheqje e trupave ukrainase, lufta, maj 2022

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Popasna, ka thënë të dielën guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai.

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov, ka thënë se trupat e tij kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Popasnës, gjë që e konfirmoi edhe Gaidai, raportoi Reuters.

Ai ka thënë se trupat ukrainase janë tërhequr për të zënë pozicione më të fortifikuara, duke shtuar se në këtë zonë është shkatërruar gjithçka.

Forcat ruse filluan një shtytje të re ofensive në prill përgjatë pjesës më të madhe të krahut lindor të Ukrainës, me disa nga sulmet dhe granatimet më intensive që u zhvilluan së fundmi rreth Popasnas në rajonin e Luhanskut.