Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

25 të vdekur nga stuhia tropikale që goditi Filipinet

25 të vdekur nga stuhia tropikale që goditi Filipinet

Autoritetet filipinase njoftuan se të paktën 25 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga stuhia tropikale Megi, e cila goditi brigjet lindore dhe jugore të vendit të Azisë Juglindore, ka raportuar CNN-i të martën.

Stuhia, me emrin Megi, nisi të dielën me erëra të qëndrueshme deri në 65 kilometra në orë. Ajo është stuhia e parë këtë vit që godet arkipelagun, i cili numëron rreth 20 stuhi të tilla në vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në provincën lindore të Leyte, trupat e 22 personave u gjetën nën dhe, u tha gazetarëve Joemen Collado, shef i policisë së qytetit Baybay.

Agjencia kombëtare e fatkeqësive, e cila gjithashtu tha se tre persona kanë vdekur në rajonin jugor të Davaos, tha se viktimat e raportuara janë ende subjekt verifikimi.

"Kishte rrëshqitje dheu në komunitete dhe më pas disa nga viktimat u përfshinë nga përmbytjet”, tha Collado, duke shtuar se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar pasi të paktën gjashtë persona të tjerë janë të zhdukur.