Rusia po shqyrton mundësinë e lejimit të shitësve me pakicë të importojnë produkte nga jashtë pa lejen e pronarit të markës tregtare, u bë e ditur të premten nga autoritetet ruse, raporton Sky News.
Kjo vjen pasi markat globale - duke përfshirë H&M dhe Nike, ndaluan shitjet, ose ndaluan eksportet në vend, pas pushtimit të Ukrainës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShërbimi Federal Anti-Monopol (FAS) ka deklaruar se kreu i tij ishte takuar me drejtorin e shitësit më të mirë në internet të Rusisë “ËWildberries”, ku u diskutua legalizimi i importeve paralele.
Të dyja palët kanë besim se masa do të ishte pozitive për konsumatorët dhe bizneset ruse.
Drejtoresha e përgjithshme e Wildberries, Tatyana Bakalchuk, ka thënë se kjo është e rëndësishme posaçërisht për produktet me rëndësi.
"Kjo është veçanërisht e rëndësishme për mallrat me rëndësi shoqërore si ilaçet, ushqimet dhe produktet e fëmijëve”, ka thënë ajo.
Qeveria e Rusisë ka propozuar një sërë masash mbështetëse në përpjekje për të mbështetur ekonominë e saj përballë sanksioneve perëndimore, por ende po përballet me një krizë të rëndë ekonomike