Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia do të zgjerojë tregtinë me Azinë për të minimizuar efektet ekonomike nga sanksionet

Ministria ruse e Ekonomisë ka thënë se po punon në masat për të minimizuar ndikimin e sanksioneve të vëna nga shtetet perëndimore pas hyrjen me forca në Ukrainë.

Ministria ka thënë se do të përfshijë planet për të zgjeruar lidhjet tregtare dhe ekonomike me Azinë, raportoi reuters.

SHBA-ja të enjten mbrëma ka paraqitur sanksionet përmes së cilave do ta ndalojë aftësinë e Rusisë për të financuar dhe rritur ushtrinë e saj. Franca ka kërkuar që Rusia të tërhiqet nga Ukraina.

SHBA-ja tha se sanksionet amerikane do ta dëmtojnë aftësinë e Rusisë për të konkurruar në ekonominë e teknologjisë së lartë të shekullit 21.