Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“H&M” ndërpret shitjet në Rusi

Marka suedeze e veshjeve ka ndërprerë shitjet e saj në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Shitësi i dytë më i madh në botë me pakicë ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar me zhvillimet tragjike në Ukrainë dhe se është pranë njerëzve që po vuajnë.

“Grupi H&M ka vendosur të ndërpresë përkohësisht të gjitha shitjet në Rusi”, ka thënë në një deklaratë kompania.

Ky vendim vjen pak pasi “H&M” mbylli dyqanet në Ukrainë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e stafit dhe klientëve.

Artikuj të ngjashëm