Polonia dhe Republika Çeke do të mbyllin hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të Rusisë në Ukrainë.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të premten se ai po harton legjislacionin që do të çojë në "mbylljen e hapësirës ajrore për linjat ajrore ruse".
Ministri i Transportit i Republikës Çeke, Martin Kupka tha se vendi do të ndalojë operimet e të gjithë transportuesve rusë në territorin e tij duke filluar nga nesër.
“Që nga mesnata e sotme, ne po ndalojmë operimin e të gjithë transportuesve ajrorë rusë në territorin çek”, shkroi ai në Twitter.
Dje, Britania njoftoi se po ndalon avionët civilë rusë nga hapësira e saj ajrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Portugalia mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë
-
Edhe Spanja mbyll hapësirën ajrore për linjat ruse
-
Rusia ndalon fluturimet nga transportuesit bullgarë, polakë dhe çekë
-
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse
-
Polonia mbyll edhe konsullatën e fundit ruse që vepron në vend