Portugalia ka marrë vendim ta mbyllë hapësirën ajrore për linjat ruse.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi për mbylljen, duke thënë se vendimi u mor “në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në kundërpërgjigje të agresionit rus ndaj Ukrainës”.
Gjithashtu, qeveria portugeze mori vendim ta pajisë me pajisje ushtarake Ukrainën, si jelek, helmeta, syze për natën, granata, municione të ndryshme, radio portative dhe pushkë automatike G3
Portugalia i bashkohet një numri shtetesh evropiane që kanë njoftuar mbylljen e hapësirave të tyre ajrore ndaj Rusisë, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Spanjën.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Spanja mbyll hapësirën ajrore për linjat ruse
-
Polonia dhe Çekia mbyllin hapësirën ajrore për linjat ruse
-
Sulmet e fundit ruse në Ukrainë – Polonia dhe Rumania ngrenë avionët luftarakë në ajër
-
Polonia vë në gatishmëri avionët luftarakë pas sulmeve ruse në Ukrainë
-
Mbyllen hapësirat ajrore në Rusi, u identifikua një objekt i panjohur