Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe Spanja mbyll hapësirën ajrore për linjat ruse

Spanja do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, ka thënë Ministrisë spanjolle e Transportit.

Ministria e Transportit e ka bërë publike këtë masë në një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian.

Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Kanadanë.

Image
Artikuj të ngjashëm