Ukraina ka kërkuar që Turqia të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet luftarake ruse, të cilat përdorin kalimet për të hyrë në Detin e Zi, raporton Guardian.
Turqia e vetme kontrollon ngushticat sipas Konventës Montreux 1936, i cili përcakton se anijet luftarake që u përkasin vendeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka propozuar samit trelateral mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskiy në Turqi. Turqia i ka shitur Ukrainës edhe disa dronë.
Erdogani dhe Putini kanë folur të mërkurën në telefon dhe Erdogani i ka thënë se Turqia nuk “do të njohë asnjë hap kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
-
Turqia nuk mund t’i ndalojë luftanijet ruse të hyjnë në Bosfor
-
Turqia s’i lejoi luftanijet ruse të kalonin nga ngushtica e Bosforit
-
Erdogani thotë se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet me Rusinë apo Ukrainën
-
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
-
Turqia dënon sulmet ukrainase ndaj dy cisternave ruse të naftës në Detin e Zi